Ekipi i Ministrisë së Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Cilësinë e Ajrit, së bashku me Planet Specifike të Zbatimit të Direktivës së Bashkimit Europian, një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve europiane.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj në një postim në rrjetet sociale tha se “cilësia e ajrit është njëkohësisht çështje e shëndetit publik dhe objektiv teknik për anëtarësimin në BE”.

“Kjo strategji përcakton vizionin afatgjatë, ndërsa Direktivat Specifike të Planit të Implementimit ofrojnë masa konkrete, afate dhe përgjegjësi të qarta për zbatimin në praktikë”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj vuri në dukje se “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit ka formën e një udhërrëfyesi për ndryshim real, me përgjegjësi te qarta institucionale, planifikim investimesh dhe bashkëpunim të ngushtë me bashkitë, biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile”.

Kjo strategji e cilësisë së ajrit vendos objektiva dhe opsione të politikave për të përmirësuar më tej cilësinë e ajrit në Shqipëri për një periudhë afatgjatë.

Duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta në shëndetin publik, këto opsione kanë për qëllim të sigurojnë përfitime të rëndësishme për cilësinë e jetës dhe gjithashtu, të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

Kjo strategji siguron, gjithashtu, hapa për bashkërendimin e kuadrit të tanishëm ligjor me legjislacionin europian, si dhe zbatimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds