Japonia njoftoi sot se ka ekzekutuar Takahiro Shiraishin, i njohur si “Vrasësi i Twitterit”.

5 vite më parë ai u dënua me vdekje për vrasjen e nëntë personave, shumica vajza me të cilat krijonte njohje përmes platformës ‘Twiter’ në vitin 2017. Ekzekutimi u tij vjen në një kohë kur ka gjithnjë e më shumë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në Japoni.

Ministri japonez i Drejtësisë, Keisuke Suzuki specifikoi se vendimi për të ekzekutuar Shiraishin erdhi pas një analize të plotë, duke theksuar se krimet e tij kishin shkaktuar “tronditje dhe trazira të mëdha” në shoqërinë japoneze. “Nuk është e përshtatshme të hiqet dënimi me vdekje ndërsa vazhdojnë të ndodhin krime të tilla të dhunshme”, tha ai. Aktualisht në Japoni ka 105 të burgosur në pritje të dënimit me vdekje.

Duke u kthyer tek ngjarjet monstruoze që kishte kryer 34 vjeçari, Ministri i Drejtësisë kujtoi para gazetarëve se “Nëntë persona u rrahën dhe u mbytën, u vranë, u grabitën dhe më pas u gjymtuan, dhe pjesë të trupave të tyre u fshehura në kuti, disa pjesë të tjera u hodhën në një depo plehrash”. Shiraishi veproi për të kënaqur “dëshirat e tij seksuale dhe financiare” dhe vrasjet “shkaktuan tronditje dhe ankth të madh në shoqëri”, sqaroi më tej ministri

Sipas autoriteteve, në vitin 2017, Shiraishi vrau nëntë persona, shumica prej tyre gra, përfshirë vajza adoleshente, me të cilat kishte kontaktuar më parë përmes rrjetit social “Twitter”, duke u ofruar atyre ndihmë në realizimin e qëllimeve të tyre vetëvrasëse. Ai vrau gjithashtu të dashurin e njërës prej viktimave për ta penguar atë të fliste për krimet e tij. Policia e arrestoi atë pasi gjeti trupat e tetë grave dhe një burri në frigoriferin e tij.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë të vetmet dy vende të G7 që ende përdorin dënimin me vdekje dhe, sipas sondazheve, ekziston një mbështetje e fortë për këtë praktikë midis publikut japonez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds