Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar të martën se janë numëruar 78% e votave për kandidatët për deputetë, apo 1,970 vendvotime nga 2533 sa janë gjithsej. Ky proces pritet të përmbyllet brenda pak ditësh bëhet e ditur nga ky institucion.

 Po ashtu, KQZ ka vazhduar me verifikimin e votave me postë të ardhura nga diaspora. Deri më 18 shkurt, janë verifikuar 28 mijë e 99 pako, prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13 dhe janë refuzuar 2 mijë e 57.

Gjatë votimit përmes postës, KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 12,801 vota me kusht dhe 2,597 vota nga personat me nevoja të veçanta, për të cilat pritet të bëhet verifikimi e që mund të numërohen pasi të përfundojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *