Pas lirimit nga masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi ka dhënë intervistën e parë ekskluzive për emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, dha detaje mbi hetimet ndaj tij dhe liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ai u shpreh se është i qetë dhe i vendosur përballë çdo sfide, duke theksuar se përballja me padrejtësinë kërkon besim, dije dhe kurajo. Malltezi tha se dosja ndaj tij përmban mbi 100 mijë faqe ‘marrira’, duke akuzuar SPAK-un për hetime të motivuara politikisht dhe ndërhyrje nga faktorë të jashtëm, përfshirë diplomatë të huaj që, sipas tij, kanë vepruar si ‘yzmeqarë të pushtetit’.

JAMARBËR MALLTEZI: Jam mirë… Njeriu i përballon të gjitha në rast se ka besim, në rast se lexon dhe di. Për mua, qysh në momentet e para më janë kujtuar disa histori që unë kam me heronj që unë kam. Për shembull – një nga heronjtë dhe heroinat që unë kam, janë motrat Qirjazi dhe kanë një pasazh në të cilat motrat Qirjazi, njëra prej tyre shkon tek Koto Hoxhi. Dhe Koto Hoxhi i cili ishte i burgosur i mësonte shqip dhe kjo quhej herezi. Pra, për një regjim që luftonte gjuhën, kjo quhej herezi. Dhe ajo vishet si burrë dhe shkon ta takojë dhe shkon 5 kate nën dhe. Kështu që, njeriu duhet të përballet sido që t’i vijë jeta.

Dosja ka mbi 100 mijë faqe dhe kanë futur marrira pafund. Kanë çuar në Itali ngaqë nuk donin të thoshin që Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, do shkonin të gjenin ç’të mundeshin. Dhe i kanë çuar letër-porosi Italisë. Dhe i thonë Italisë, që ne dyshojmë se këto pesë familje i kanë bërë të gjitha dhe ju lutem na sillni ç’të keni për Shqipërinë. Dhe u kanë çuar gjithë arkivin. Janë 16 dosje. Tani imagjino të lexosh dhjetëra e mijëra faqe, sesi një kolonel ka marrë me qira një shtëpi në Sarandë apo Shkodër. Çfarë lidhje ka… Kjo është pjesë e dosjes. A të shkon mendja të lexosh këto dosje. Janë marrira pafund që nuk kanë asnjë lidhje.

Kemi lexuar vetëm këto që ka sjellë prokuroria, që i ka patur detyrim, për aq kohë sa i solli sepse më pas nuk e zbatoi.

Këtu u pa e qartë që në momentet e para, kur diplomatë të korruptuar si ‘Escobari’ apo Yuri Kim, i bënin presion të dilnin ata në intervistë. Sikur ishin yzmeqarë të tyre dhe i thonin të procedohet penalisht Berisha, gjeni çtë doni… pra, që në ato momente kuptohej që nuk kishe të bëje me një proces ligjor.

Unë kam treguar një shkresë, një tabelë, që fill pas urdhrit të Edi Ramës që të procedohej penalisht Sali Berisha, janë 16 kërkesa që ka bërë SPAK. Pra, Edi Rama e urdhëroi urgjent dhe SKAPI veproi me kërkesa drejt gjithë institucioneve.

Por kujdes, jo kërkesa për çështje konkrete, por çfarë keni për 30 vjet për Sali Berishën, për fëmijët e Sali Berishës, për dhëndrrin dhe për mbesat e Sali Berishës, që para 30 vitesh kur asnjëra prej tyre nuk kishte lindur. Dhe kam shkresa të bukura ku shkresa i kthejnë përgjigje që i thonë se kemi hetuar por nuk kemi gjetur gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds