Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kuvendi deklaroi se socialistët bëjnë në salla avokatin e Ballukut, ndërsa në takime më të huajt, nuk iu ndihet zëri.

“Keni marrë një mision të pamundur. Jetë që po bëni ju, se ka bërë kush. Jeni të gatshëm që të ndryshoni ligje, për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para shqiptarëve, si hajduti kryesor i Kombit. Një nga më kryesorët në historinë e Europës. Ai po ju keqpërdor në shkallën më ekstreme. Ju më shihni gjoja si me inat. Këta avokatët e Lubisë në sallë, e kyçin gojën kur ndodhen para të huajve. Të jap regjistrimet po deshe. Rrinë si pula. Kurse këtu ju nxisin ju drejt një krimi të vërtetë. Krimi në vazhdim! Pyesni pak se çfarë thanë në prani të të huajve. Asnjë fjalë! Iu përsërisnin në vesh se do ua heqin imunitetin.”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds