Vendimi i shkollës erdhi pasi u konsiderua se aktiviteti i saj ishte në kundërshtim me “frymën katolike që udhëheq drejtimin arsimor të institucionit”.

Elena Maraga, e cila punonte në një shkollë pranë qytetit Treviso, ishte pezulluar fillimisht disa javë më parë, pasi një prind – i cili dyshohet se kishte blerë përmbajtje nga llogaria e saj – e raportoi rastin në shkollë. Më pas, çështja mori përmasa më të mëdha, kur bashkëshortja e këtij prindi e denoncoi mësuesen pranë drejtuesve të shkollës.

Në një sërë intervistash pas pezullimit dhe më pas pushimit nga puna, Maraga ka deklaruar se veprimtaria e saj personale nuk ndikon në profesionalizmin që ka treguar në punë.

“Unë jam ekzibicioniste, më pëlqen të tregoj trupin tim dhe të marr komplimente për bukurinë time. Megjithatë, jam rritur në një familje katolike, jam besimtare dhe kam qenë mësuese në çerdhen e famullisë së qytetit tim,” tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka kryer asnjë krim dhe se kërkon të drejtën për liri personale jashtë orarit të punës.

“Nuk mund të pranoj, nëpërmjet shkarkimit, të poshtërohem publikisht dhe të dënohem me papunësi nga një institucion që u bën thirrje vlerave morale, edhe pse brenda tij është tronditur nga skandalet seksuale të fshehura prej dekadash,” përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds