Autoritetet australiane mbeten në gatishmëri të lartë pas sulmit terrorist në Bondi Beach, i cili la 16 persona të vdekur, përfshirë një nga dy personat e armatosur. Ndërkohë, policia njoftoi se ka parandaluar në minutën e fundit një tjetër “sulm” të mundshëm.

Sipas mediave lokale, policia ndërhyri pas marrjes së informacioneve të besueshme, duke bastisur një automjet në të cilin ndodheshin disa burra që dyshohet se po planifikonin akte dhune në plazhin Bondi. Gjatë operacionit u arrestuan shtatë persona.

Pamjet filmike të publikuara tregojnë oficerë të njësive kundër terrorizmit, të veshur me uniforma kamuflazh, teksa prangosin të dyshuarit, të cilët besohet se ishin nisur drejt plazhit të famshëm. Raportohet se policia përdori një automjet tip Land Cruiser për t’u përplasur me një Hyundai të bardhë që transportonte disa prej të arrestuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *