Ekipi i futbollit “ Dardanët” ka dalë fitues i trofeut “Kujtim Majaci”, pasi u ndesh në finale me ekipin e shqiptarëve anglo- gjerman të ardhur posaçërisht për këtë aktivitet.
Aktiviteti u organizua nga ishfutbollisti Agron Aliaj i cili ishte dhe bashkëlojtari i legjendës së futbollit fierak Kujtim Majaci. Aktiviteti u mbështet nga bashkia Fier dhe nga sport klub futboll “Apolonia”.
Ishtrajneri dhe ishlojtarët e skuadrës fierake shprehen mes emocioneve se është nje nismë e mirë që nderohet e kujtohet ikona e futbollit Kujtim Majaci.
Në këtë ngjarje futbollistike morën pjesë dhe ekipe veteranësh nga Kosova, Amerika, Britania dhe Gjermania, Vlora e Fieri dhe ndeshjet u ndoqën nga sportistë e ish sportistë, veteranë, qytetarë e dashamirës të sportit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”aWkdAYzXrmg”]