Programi IPARD III i pezulluar që nga viti 2023, do të rihapet gjatë vitit 2026 brenda 6 muajve, ka njoftuar më parë Ministria e Bujqësisë.
Fermerët në zonën e Lushnjës janë interesuar shpesh herë se kur do të fillojnë procedurat e aplikimit për këtë program, por ky lajm është përgënjeshtruar nga Komisioni Evropian. Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka, e cilëson si një histori të dhimbshme për fermerët bllokimin e fondeve prej 3 vitesh, pasi mungesa e fondit ka shkaktuar regres në bujqësi.
