Gratë e institucioneve në Fier janë organizuar dhe kanë zhvilluar një marrshim proteste në heshtje kundër dhunës ndaj grave.
Me tollombace e pankarta në duar ato kanë marshuar në heshtje në pedonalen e vogël të qytetit Fier.
Enkelejda Allkanjari, përfaqësuese e Policisë së Shtetit thotë se motoja është investo për të parandaluar dhunën në familje. Rastit të vrasjes së gruas në Kosovë i bashkangjitemi dhe shprehim indinjatën tonë kundër krimit makabër.
Në këtë protestë kanë marr pjesë gra të institucioneve të bashkisë, policisë, arsimit, gjykatës, prokurorisë etj, gjithashtu ka pasur prezencë nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
