Një incident është regjistruar pranë aeroportit të Rinasit gjatë natës. Një kamion i tonazhit të rëndë ka kapur telat e linjës së energjisë elektrike, duke këputur kështu tre shtylla dhe duke bërë që kabllot elektrike të shtihen në tokë.
Kabllot elektrike të shpërndarë në tokë janë një burim rrezik për qytetarët dhe banorët që përshkrojnë këtë rrugë, edhe pse deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se si pasojë e incidentit zona ka mbetur pa energji elektrike.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje duke këqyrur për kamera sigurie të bizneseve përreth në mënyrë që të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para përgjegjësisë shoferin e kamionit i cili pasi ka shkaktuar incidentin është larguar nga vendngjarja.