Ndërkohë që bashkia hoqi dorë nga inceneratori i Fierit duke shpallur falimentin dhe shkriu ndermarjen si dhe buxhetin e krijuar nga bashkite e qarkut Fier, mbetjet urbane të bashkive vijojnë ende të hidhen në landfildin e këtij incenertarori, çka do të thotë se shumë shpejt do kemi një emergjencë mjedisore për fushë të re të hedhjes së mbetjeve urbane.
Inceneratori i Fierit doli jasht pune, ndërrmarja e krijuar nga bashkitë e qarkut Fier me buxhet fillestar 100 milionë lekë shpalli falimentin. Tashmë mbetjet urbane të bashkive të qarkut Fier po mbushin landfildin e këtij inceneratori.
Brenda ambienteve të sipërfaqes së rrethuar ka punonjës që meren me peshimin e shkarkimin e mjeteve që çojnë mbetjet urbane, që janë të ndërmarjes së pastrim të qytetit të cilët në bisedë të lirë pohojnë se vazhdojnë të paguhet regullisht nga bashkia dhe nuk kanë peobleme me pagesat.
Ata nuk prononcohen para kamerës pasi na thonë se ambjenti monitorohet e survejohet me kamera dhe objekti është me shirita e nuk lejohet askush të shkojë brënda pasi është nën hetim nga SPAK dhe ruhet me policë të tij.
Ndërkohë inceberatori është jasht funksionit dhe ruhet nga policia e SPAK si skenë krimi mbetjet urbane të 6 bashkive të qarkut Fier vazhdojnë të hidhen në gropat e këtij inceneratori të cilat nga 4 që janë gjithësej dy janë tejmbushur e treta po mbushet dhe me sa duket shumë shpejtë bashkia Fier do të shpalli një tjetër emergjencën mjedisore pasi aty vetëm hidhen e grumbullohen mbetje urbane por që nuk përpunohen e të digjen por mbulohen me dhe si dikur fusha e vjetër e bashkisë Fier në Mbrostar e cila shpërtheu në flakë duke ndenjur e ndezur e mbuloi me tym për disa ditë me radhë lagje të tëra të qytetit Fier.
