Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka mirëpritur nga Korça homologun e tij grek, ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis.

Gjatë inaugurimit të konsullatës greke në Korçë, ministri Hasani u shpreh se Greqia është partner i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa shtoi se ngjarjen vjen në një moment të rëndësishëm kur rajoni ka nevojë për stabilitet.

Kënaqësi që në këtë qytet me rrënjë të thella europiane përurojmë së bashku konsullatën greke. Ky është një hap i rëndësishëm që përfaqëson vlera evropiane. Ngjarja vjen në një moment të rëndësishëm kur rajoni ka nevojë për stabilitet. Vizita ime në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve. 

Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm si fqinj por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo frymë do materializohet në vullnet politik për bashkëpunime. Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për anëtarësim në BE ka qenë thelbësore, ne presim mbështetje dhe qasje pozitive për avancimin që kemi bërë me reformat. Seferi mishëron atë që duam të ndërtojmë: një marrëdhënie të bazuar në dialog, mirëkuptim dhe kujtesë. Rinovimi i kësaj konsullate është një pikë referimi për dialog dhe një urë për qytetarët. Sot kemi mundësinë të ndërtojmë një partneritet të ri mbështetur në vizionin e së ardhmes. Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë.”, u shpreh Hasani.

Ndërsa ministri grek u shpreh se “si vende fqinje, i japim prioritetet stabiliteteit’, ndërsa shtoi se politikat ndryshimit të kufijve tani i përkasin së kaluarës.

Kjo ndërtesë ku jetoi dhe ushtroi detyrën e tij nobelisti Jorge’s Seferis, ishte pronë e një shtetasi grek, që u ble nga shteti grek.

Jorgo Seferis u frymëzua nga Korça, ku ushtroi detyrën e konsullit të përgjithshëm, një qytet që ka qenë pararojë e arsimit si në gjuhen shqipe, ashtu edhe greke.

Vazhduese të pranisë greke janë shkolla Omiros, gjimnazi Platon dhe kurset Aristotelis tek të cilat shteti grek do të vazhdoje të investojë.

Ambasadat dhe konsullatat tona janë imazhi ynë në botë.

Godina e re e Konsullatës inkuadrohet ne investimet për dixhitalizimin e shërbimeve. Është provë për të forcuar lidhjet e minoritareve me shtetin amë.

Nga ana jone kujdeseni të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët.

Si vende fqinje ne u japim prioritet stabilitetit, jo vetëm në marrëdhëniet dy palëshe, por edhe shumëpalëshe të Rajonit.

Politikat e ndryshimit të kufijve tani i përkasin të kaluarës.

Dhe të gjitha këto janë histori te vjetra që nuk i interesojnë askujt, s’i shkruante Seferis.

Ne nuk kemi për të bërë asnjë hap prapa në të drejtat për minoritetin grek. Prezenca juaj me Ministria e Jashtme ka forcuar marrëdhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirekuptimi mes dy vendeve.’, u shpreh ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds