Jemi në prag të festës së 114 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, kongresit që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar. Në Bibliotekën e qytetit u organizua promovimi I librit “Ikonom Kozma Dhima i betuar për fe dhe atdhe”  i shkruar nga historiani dhe shkrimtari Niko Ferro për klerikun atdhetar myzeqar dhe mësues i harruar nga historia, por jo nga njerëzit e tij për të cilët ai kontribuoi shumë gjithë jetën.

Të pranishëm ishin përfaqësues të pushteti vendor, familjarë dhe miq të autorë, përfaqësues fetarë, qytetarë dhe nxënës.

Vlerësime dhe falenderime u shprehën nga folësit për figurën e Ikonom Kozma Dhimës i cili u risoll me të gjithë madhështinë e tij në këtë libër të shkruar bazuar në fakte realiste nga shkrimtari Niko Ferro.

Historiani dhe shkrimtari Niko Ferro falenderoi pjesëmarrësit dhe theksoi që puna e tij gjithmonë është bazuar në faktet historike.

Në intervistën që I morëm pas promovimit zoti Niko tha se “Ikonom Kozma Dhima i betuar për fe dhe atdhe” është një  libër monografik në të cilin ka fakte historike të cilat nuk janë ndeshur më parë për Ikonom Kozma Dhima që ka përhapur gjuhën shqipe në Myzeqe fshehur nga perandoria osmane me ungjill të shkruar shqip. Gjithashtu ai ka qënë pritësi i Ismail Qemalit kur kaloi në Myzeqe.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”eraP8K5cr3U”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *