Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dhënë masën e sigurisë me ‘arrest me burg’ për katër autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të 67-vjeçarit, Hysni Ymeri. Gert Bushtati, ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë në panelin e matësve elektrik, e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67 vjeçarit. Në fjalën e tij në gjyq, Bushati ka thënë se tre persona të tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë atë të tritolit.

Gjykata dha masën e sigurisë me ‘arrest me burg’  edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, si të dyshuar bashkëpunues në vrasjen e Hysni Ymerit. Ndonëse tre të fundit nuk e kanë pranuar ngjarjen në polici, në gjykatë janë përfaqësuar nga mbrojtja e tyre. Sipas tyre, ata nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.

Kush është Hysni Ymeri ?

67-vjeçari Hysni Ymeri është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Konkretisht, në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata.

Ndërkohë disa vite më pas, dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës. Djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë Shqipërisë ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës.

Ndërkohë që edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën. 67-vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda në kokë. Gjithashtu, disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten. Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds