Një shpërthim me tritoli ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj te premte. Një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e banesën së Dritan Jano ku ka dëmtuar mjetin e parkuar, fatmirësisht pa njerëz të lënduar. Bëhet me dije se Dritan Jano është nip i ish zv.prokurorit Thoma Jano, i cili ka mohuar të ketë pasur konflikte apo debate me ndonjë person, duke thënë për blutë se nuk ka dijeni për rrethanat apo arsyet pse i vendosën lëndë plasëse në makinë. Sipas raportimeve të deritanishme janë disa pista që po hetohen nga Policia. Hetuesit po verifikojnë punën e bashkëshortes se 39-vjeçarit si një pistë të mundshme. Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Ndërsa vetë Dritan Jano prej vitesh është i punësuar në Drejtorinë e Metrologjisë. Ndërkohë një tjetër pistë që po verifikohet nga blutë ka të bëjë në lidhje me xhaxhain e tij, Prokurori Thoma Janos. Dritani, nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohësh ka mbajtur pozicionin e zv/ Prokurorit të Përgjithshëm, ka qënë dhe shefi i sektorit të përgjimeve në këtë institucion. Thoma Jano para pak kohësh është larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të moshës së pensionit. Për shkak të pozicionit të rëndësishme që ka mbajtur i afërmi i objektivit deri para pak javësh, nuk përjashtohet si motiv për vendosjen e tritolit nga ana e hetuesve. Gjithashtu kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen, ku rreth orës 03:20 minuta kanë qenë dy makina që afrohen te banesa e Dritan Janos në rrugën Gjerasim Qiriazi në Selitë dhe njëri prej autorëve del nga mjeti dhe hedh sasinë e tritolit brenda oborrit ku shpërthimi dëmtoi mjetin e parkuar. Më pas dy makinat e autorëve janë larguar me shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *