Pamjet që shihni tregojnë operacionin që u zhvillua në Stamboll, për arrestimin e kreut të kartelit të drogës, Dritan Rexhepi.

Mediat turke kanë publikuar pamjet, ku shihet se si policia ka ‘zbarkuar’ në vendin ku rrinte Rexhepi, i cili kishte hyrë në Turqi me një pasaportë false.

Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Ndër të tjera ministri Yerlikaya, i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit Rexhepi në Beylikdüzü si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane. Ministri Yerlikaya tha: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri.”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *