Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat në Shkodër. Raportohet se nga ngjarja ka humbur jetën një person.
Nga raportimet e deritanishme mësohet se një djalë fillimisht ka plagosur të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Vrasja ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve.