Finalizohet operacioni policor “Pitstop” në Lushnjë. Arrestohet 19-vjeçari që shfrytëzonte për prostitucion, 1 shtetase braziliane që e kishte strehuar në banesën e tij.

Procedohet penalisht shtetasja braziliane që ushtronte prostitucion dhe sekuestrohen 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj, për prostitucion, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, operacionin e koduar “Pitstop”.

Si rezultat i operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion, për rreth 2 muaj, shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e ka strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në banesën e tij. 25-vjeçarja e ushtronte prostitucionin në ambiente të tjera.

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për 25-vjeçaren, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *