Pas 3 vitesh në qeli, Fatmir Hoxha ka fituar lirinë. Ishte gjykata e Fierit ajo që mori këtë të hënë vendimin, duke e shpallur 54-vjeçarin të pafajshëm, për vrasjen e Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur më 26 Tetor të vitit 2020, në Fier.
“Sot është dhënë vendimi në ngarkim të të pandehurit Fatmir Hoxha. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e përbërë nga trupi gjykues znj. Dajana Ndreja, kryesuese seance dhe anëtare gjyqtare znj. Olkeda Lice dhe gjyqtar z. Rudi Laze, me shumicë vendosi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fatmir Hoxha. Gjyqtarja znj. Olkeda Lice ka dalë kundër me vendim pakice”, thuhet në njoftimin e gjykatës
Po sipas kësaj të fundit, Hoxha fitoi pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata dhe një ri-inspektim i provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj) që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij. Në përfundim, gjykata u pajtua se nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.
Daja i Fatmir Hoxhës dhe komshia i tij pohojnë se ai ka qënë i pafajshëm dhe ende se kan takuar edhe pse është liruar një natë më parë
