I nxehti ka pushtuar Shqipërinë. Termometri sot në Lushnjë shënon 38 gradë celcius. Temperaturat e larta pritet të shkojnë 40 gradë në ditët në vijim. Vapa përvëluese e këtyre ditëve kërkon kujdes të madh, sidomos nga të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
Instituti i Shëndetit Publik ofron disa këshilla për t’u mbrojtur nga i nxehti.
Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2023 mund të shënohet si viti më i nxehtë që është shënuar ndonjëherë. “I tmerrshëm” dhe “territor i paeksploruar” janë disa nga mënyrat që shkenctarët e kanë përshkruar rritjen e temperaturës globale.
Sipas Jennifer Francis, shkencëtar i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodëell.Këtë javë, temperatura mesatare ditore e planetit u rrit në nivele të larta të pa shënuara ndonjëherë në të dhënat moderne të mbajtura nga dy agjenci klimatike në SHBA dhe Evropë.
SHP u bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë ujë, të vishen me rroba të lehta dhe të përdorin kremin mbrojtës kundër diellit.