Neymar ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në gju, pas dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes së kampionatit brazilian, aty ku Santos u përball me Internacional. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi brazilian, ku konfirmohet se operacioni ka pasuar një kurs të suksesshëm dhe tani lojtari do të fillojë periudhën e rikuperimit.
Për momentin, Neymar do të mbetet jashtë fushave për disa javë, por objektivi i tij është që të rikuperohet sa më shpejt për të qenë në formë të plotë për Botërorin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Sipas njoftimit zyrtar të klubit thuhet se stafi mjekësor do të monitorojë nga afër procesin e rikuperimit të brazilianit, i cili shpreson të jetë gati për ndeshjet e rëndësishme të kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës, që është edhe objektivi kryesor për sulmuesin 33 vjeçar, duke qenë se me shumë gjasa ky pritet të jetë Botërori i tij i fundit.
Për Neymar, ky është një moment delikat, pasi dëmtimi i gju mund të ndikojë në periudhën e tij në fushë, por ai ka shprehur besimin se do të arrijë të rikuperohet në kohë për të qenë pjesë e ekipit të drejtuar nga italiani Carlo Ancelotti.
