Në makinën e 31-vjeçarit Klaus Jaçe ka shpërthyer sasi tritoli pak para mesnatës.

Mjeti ndodhej i parkuar përpara shtëpisë, teksa raportohet vetëm për dëme materiale.

“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi policia.

Pak ditë më parë policia e Sarandës zbardhi dhe dokumentoi plagosjen me armë të dy personave në qytetin bregdetar. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 4 persona.

Një nga të plagosurit është vënë në pranga sepse ju gjet një armë. Sulmi me armë ndodhi në një lokal në lagjen 3 në Sarandë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, por duket se ngjarja është shumë më e komplikuar. Dy të rinjtë që u plagosën ndodheshin prej gjashtë muajsh në Sarandë si pjesë e një grupi truprojash që ruan familjen e një shtetasi që është larguar në Dubai për shkak të një tjetër konflikti që kulmoi me vrasje një prej të cilave në Tiranë me eksploziv disa vite më parë.

Konflikti i ri është për një pjesë plazhi në qytetin e Sarandë, plazh që për katër vite e kishte me qira nga bashkia autori i plagosjes së djeshme.

Para dy muajsh, dy të rinjtë nga Tirana e kishin dëbuar me forcë nga plazhi për të cilin personi që jeton në Dubai kishte bërë një marrëveshje me një familje sarandiote që pretendon pronësinë.

Autori i plagosjes kishte kërkuar kthimin e parave të investimit dhe disa ditë më parë kishte patur konflikt dhe ishte lënduar nga truprojat dhe të enjten me armë në dorë i gjen dhe i qëllon duke i plagosur të dy të rinjtë që tashmë ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds