KUKËS- Një 42-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim.

42-vjeçari është i dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në muajin gusht 2022, ka goditur me send të fortë një shtetas.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një 42-vjeçari në kërkim, i dënuar me 9 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:

-Xh. D., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.

Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në muajin gusht 2022, ka goditur me send të fortë shtetasin A. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *