Policia sllovene arrestoi një shtetas shqiptar, i cili në gjendje të dehur po transportonte 27 shtetas të Turqisë, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Slloveni me një kamion.

Policia në komunën e Pivkës ka ndaluar një mjet që drejtohej nga një 34-vjeçar shqiptar, i cili nuk kishte patentë shoferi të vlefshëm dhe testi alkoolit konstatoi se kishte 0.52 miligramë alkool për litër ajër të nxjerrë, transmeton STA.

Policia ka deklaruar se targat e kamionit ishin të vjedhura.

Automjeti është sekuestruar dhe do të ngrihet kallëzim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Hetimi për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe shkelje të tjera të mundshme është në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds