Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e djeshme.
Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim të shtetasit portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves 57 vjeç i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej pasdites të së dielës në orën 18:00.
Kërkimet për të po kryhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.
57 vjeçari i ndodhur në Sarandë me disamiq për turizëm ishte pasditen e të dielës në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, për drekë. Në një moment është ngritur dhe është futur me not në de, por që nga ai moment nuk është parë më.
Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në det dhe në zonën përreth bregut, ndërkohë grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.