Viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti 47-vjeç dhe një i afërm i tij Vladimir Bengu rreth 56-vjeç.

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit. Viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti 47-vjeç dhe një i afërm i tij Vladimir Bengu rreth 56-vjeç.

Mësohet se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:20 në rrugën “Marije Kraja”. Nderkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds