Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat foli në lidhje me Daniel Shimën, ish zëvendës drejtorin e AKSHI i cili humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë ditën e djeshme.
Daniel Shima sipas tij ishte në një vorbull, pasi dinte shumë gjëra për shumë personazhe.
Berisha u ndal edhe në mesazhin e fundit të dërguar nga Shima për partneren e tij ku thoshte se po e arrestonin.
“Personi i cili u shkarkua më 19 mars 2024 pasi Kaçanai kaloi një sesion të zgjatur pyetjesh në SPAK, episod pas të cilës e shkarkoi pa asnjë motiv.
Shima është në një vorbull ndërthurjesh interesash ndër më mafiozet. Ishte një person në qendër të ciklonit dhe që dinte çdo gjë”, tha ai.
