Detaje të reja ja në mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi nbanesa e saj u përfshi nga flakët.
Viktima është identifikuar si Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në dy ambiente të hyrjes së banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi. Kozeta Teço nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo mbështetej financiarisht nga motra e saj, që e ndihmonte herë pas here për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej.