Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Kavajë ku shkak është bërë një automjet i ndaluar në rrugë për shkak të një defekti teknik.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person i cili kishte ndaluar makinën e tij pas një defekti teknik por pa vendosur sinjalistika kufizuese ose informuese në rrugë.

Një makinë tjetër e cila po lëvizte në aksin Gosë – Vilë Bashtovë e ka goditur mjetin e ndaluar duke e zhvendosur jashtë rruge dhe duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të saj ndërsa është shoqëruar në polici për tu pyetur për rrethanat e ngjarjes drejtuesi i makinës tjetër.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds