Një punëtor ndërtimi i identifikuar si Ylli Xhaferri 45-vjeç, ka humbur jetën këtë të mërkurë në Krujë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazhë e madhe, ku 45-vjeçari ishte duke punuar në një banesë private dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën. 

Nuk dihet ende se si Xhaferri ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. 

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *