Hoxhara e Re ose Povelça u ndërtua nga regjimi monist dy kilometër larg bregdetit të Darrëzezës, pas vitit 1975. Banorët e parë që iu përgjigjën thirrjes së Partisë për të jetuar e punuar në fshat dhe ishin teknik ndërtimi, teknik bujqësie, agronomë, elektirçistë, ndërtues, por edhe familje të internuara të regjimit komunist. Gjithashtu ajo shquhej për qumështin e lopës dhe mishin e shijshëm të viçit pasi tokat kripore të kësaj zone i jepnin një shije të veçantë
Banorë na treguan se si ishte jeta 50 vjet më parë, kur ishin 600 apo 700 familje dhe si është aktualisht, kur nuk kanë mbetur as 100 familje.
Gjithashtu banorët e vjetër na treguan edhe për familjet e persekutuara si familja e inxhinierit të naftës Milto Gjikopulli apo mjekut Hasan Basha.
Mungesa e investimeve nga pushteti vendor e ktheu Hoxharën e Re ose Povelçën në një fshat të shkretë, kur mund të ishte bërë një fshat i bukur turistik, pasi ka infrastrukturën, rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm. Por ky ishte fati i qytezës socialiste që tashmë i ngjan një ngrehine të rrënuar.