Dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me shumicë votash iu hoq titulli “Qytetar Nderi” Gjergj Velos ishkryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe Kryetar i Komisionit të Internim-Dëbimit në kohën e diktaturës që me firmën e tij internoi shumë familje dhe qytetarë lushnjarë.
Vendimi i para dy muajve ishte marrë mbi bazën e një informacioni të paplotë të paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve. Pas rishqyrtimit të çështjes dhe përfshirjes së saj në rendin e ditës, Këshilli Bashkiak votoi heqjen e titullit me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime.
Deputeti i PD Lushnjë Saimir Korreshi një nga nismëtarët për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Gjergj Velos së bashku me Kryetarin e Grupit të këshilltarëve të opozitës Klement Çela, Kryetari i Shoqatës së Përndjekurve Politik Shpëtim Brehamaj dhe përfaqësuesin e shoqërisë civile Shkëlqim Bylykbashi dhanë një deklatë për mediat, ku theksuan rikthimin e dinjitetit qytetit dhe të përndjekurve.
