Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga një shkëmb gjatë një aktiviteti me litar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është M. B., 23 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë zbritjes dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme. Pavarësisht ndihmës së parë që iu dha menjëherë dhe përpjekjeve për ta transportuar me ndihmën e Policisë Kufitare, ajo nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Në të njëjtën ngjarje është lënduar edhe një turiste tjetër, J. L., 18 vjeçe, me shtetësi franceze, e cila ndodhej pranë vendit të rrëzimit dhe u godit nga gurë që rrëshqitën gjatë incidentit. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik. Autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar nga vizitorët në terrene të vështira dhe gjatë aktiviteteve të tilla sportive në natyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds