Me relatore Ëngjëllushe Tahiri dhe si anëtarë gjyqtaret Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj, gjykata Antikorrupsion shpalli trupën që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, së bashku me ta pjesë e të njëjtit fashikull është edhe ish deputetja socialiste Klotilda Bushka, biznesmenë dhe organizata jofitimprurëse.

SPAK dyshon se kryebashkiaku në burg nga shkurti i 2025 ka miratuar shpërndarjen e fondeve që kanë përfunduar tek OJF që kontrolloheshin nga bashkëshortja dhe shtetas të tjerë. Por ndryshe nga të pandehurit e tjerë që kërkuan papërdorshmëri provash gjatë gjykimit paraprak Veliaj insistoi të njihej me fashikujt. Ky ngërç mbeti i pazgjidhur dhe çështja kaloi në gjykim themeli pa u dëgjuar pretendimet e të pandehurit

Përzgjedhja e trupës u bë me short elektronik dhe fillimisht u dorëhoqën prej tij gjyqtarët e hetimit paraprak dhe të seancave të masave të sigurimit personal.

Gjyqtarët që nuk u përfshinë në short ishin Etleva Deda, Erjon Bani dhe Atalanta Zeqiraj. Pritet që brenda dy javësh trupa e gjykimit të themelit të njoftoi të pandehurit dhe SPAK për nisjen e seancave që do të mbahen me dyer të hapura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds