Politikani Lefter Maliqi përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me një që ka qarkulluar ditën e djeshme në portalet shqiptare për një zënkë të fortë mes dy ministrave të kabinetit “Rama”.

REAGIMI I LEFTER MALIQIT

Hëngshin kokat e njëri-tjetrit tha Ramaduro para disa vitesh, për bandat jashtë.

Tani kjo shprehje shkon për bandat në qeveri. Grushta e sherr mes ministrave në Kryeministri; pakënaqësi për dorëheqjet nëpër bashki, kundërshti në disa të tjera, debate e pazare të pista kudo.

Mafia e oligarkëve dhe banditëve të bërë njësh me qeverinë, po sjellin përçarje kudo me ndërhyrjet e tyre kriminale.

S’ka më Ligje as Kushtetutë! Dorëheqje masive drejtorësh, nënkryetarësh dhe administratorësh për ‘SHOW’, ku midis tyre ka plot të ndershëm e profesionistë. Por jo teatri sapo ka filluar!

Kokat do priten se duhet të tërhiqet vëmendje për të mbuluar masakrën elektorale, skandalet, vjedhjet dhe këta të fundit mundësisht të zëvendësohen me të djathtë dhe të Ish LSI-së sot PL nga frika e protestave në Vjeshtë, kundër narkoshtetit, kundër masakrës elektorave, kundër skandaleve, kapjes së institucioneve, kundër instalimit të Diktaturës dhe Ramaduro mendon se duke futur në punë demokratë e opozitarë e do zbehin protestat.

Po pse more ‘Bablok’ nuk shkarkon Kryetarët e korruptuar ti, që i ke në SPAK, me plot kallëzime; një pjesë nen hetim e gjykim, madje dhe të dënuar si ‘Hajdari’ i famshëm i Kuçovës, me 100 probleme e Skandale!

Vetëm ne Bashkinë Kuçovë, u ke bërë ftesa për administratorë në Perondi, Kozare e Lumas eksponentëve të opozitës po kështu kudo. Por Opozita do riorganizohet dhe jo vetëm Kuçovën, por edhe Beratin e qarkun do e fitojmë. Shërbim

jonë do jetë në funksion të qytetarëve pa dallim politik dhe profesionistët do vlerësohen kudo. S’ka kthim pas! Rilindja e krimit do marr ndëshkimin që meriton! Të majtë dhe të djathtë të ndershëm, së bashku të zhvillojmë vendin dhe fuqizojnë autonominë vendore me Bashki model dhe në shërbim të interesave të votuesve kudo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds