Qytetarët e Lushnjës prej kohësh kanë kërkuar më shumë ambiente shlodhëse dhe argëtuese në natyrë, në të cilat duan të kalojnë kohën e lirë, por edhe të marrin ajër të pastër. Lulishtja e qytetit deri tani është vendi kryesor, ku ata kalojnë kohën mes gjelbërimit që ajo ofron dhe lojrave për fëmijë. Por një tjetër hapsirë e lënë në harresë  në qytet do të kthehet së shpejti në një ambient shlodhës për banorët. Ajo ndodhet në ish kopshtin në rrugën “Besim Nuri”.

Bashkia me mjetet e saj të rënda ka filluar sot punën për rrëzimin e godinës së rrënuar prej vitesh dhe më pas pastrimin e kësaj zone nga mbetjet.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të marrë dy muaj më parë kjo hapsirë do të shndërrohet në ambient publik shlodhës dhe argëtues që plotëson kërkesat dhe nevojat e banorëve të lagjes.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Ee7ClJHJYQA”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *