Është celur sot zyrtarisht sezoni turistik 2025 në bregdetin e Darëzezës . Aktiviteti i titulluar “Festa e Valěve” ka mbledhur dhjetra pjesëmarrës të cilët kanë ndjekur koncertin e larmishẽm artistik me kẽrcime, këngë e valle. Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar në prononcimin e tij për mediat se kjo perlë e pashfrytëzuar e Adriatikut, këtë sezon veror pret dyfishim të turistëve ndërsa ka theksuar se hapi më i rëndësishëm është hartimi i masterplanit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit i cili parashikon ndërtimin e hoteleve e bizneseve bashkëkohore në zonë.

Subashi ka pohuar gjithashtu se sipërfaqja  e madhe e rërës do të shfrytëzohet 40 % si hapësirë publike dhe pjesa tjetër për privatët nděrkohë që vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe projektit madhor të ujësjellësit për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë, një shërbim i munguar ndër vite. Janë 61 operatorë turistikë sezonalë që do të operojnë përgjatë vijës bregdetare Darëzesë – Seman këtë verë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds