Qendra Kulturore e Fëmijëve nisi vitin e ri arsimor. Atmosfera festive shoqëroi ditën e parë të fëmijëve të kurseve jashtëshkollore artistike që kanë vision edukimin kulturor të fëmijëve, argëtimin, kultivimin e prirjeve, talenteve, formimin e shprehive dhe shkathtësive. Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Sajmir Bahja flet për regjistrime të reja, aktivitetet dhe risi si kursi i gjuhës franceze.

Zoti Bahja u bëri thirrje fëmijëve që t’i drejtohen Qendrës Kulturore të Fëmijëve, pasi aktivitetet e shumta të saj do t’i mbajnë larg celularëve që është problemi kryesor i prindërve sot, por edhe do t’i ndihmojnë të krijojnë shoqëri reale dhe jo imagjinare që ofron teknologjia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *