Halloween apo nata e Shtrigave më 31 tetor një festë tradicionale në Evropë dhe Amerikë festohet prej shumë vitesh edhe në Shqipëri. Halloween do të thotë sipas keltëve Nata e Gjithë Shenjtorëve. Në këtë ditë njerëzit maskohen, gdhendin kungujt simbol i kësaj feste, zbukurojnë shtëpitë dhe shkojnë në çdo shtëpi për të kërkuar ëmbëlsira, shikojnë filma të frikshëm. Në këtë ditë të vdekurit takohen me të gjallët sipas zanafillës së festës.
Ata që e festojnë më shumë këtë natë janë fëmijët që u pëlqen të maskohen me kostume të ndryshme zakonisht të personazheve të tyre të preferuar dhe të shkojnë shtëpi më shtëpi për të mbledhur ëmbëlsira duke bërtitur TRICK OR TREAT! Fëmijët e Qendrës Kulturore të fëmijëve organizuan mbrëmjen e djeshme një festë të bukur ku në sy të binin kostumet shumëlloj që ata kishin veshur. Fëmijët bënë edhe një sfilatë për të treguar kostumet e tyre të veçanta.


Sipas psikologëve edhe pse duket si festë e frikshmë Halloween është pozitiv për fëmijët, sepse i ndihmon ata të bëjnë të fortin dhe trimin, i ndihmon ata të rriten duke thyer për një natë disa rregulla të vendosura nga të rriturit. Gjithashtu Halloween zhvillon imagjinatën dhe anën krijuese të tyre.
