Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës.

Viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.Mediat vendase  raportojnë se gruaja ishte edhe 4 muajshe shtatzënë.

34-vjeçarja për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnatës.

Pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematoma në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një pistoletë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds