Sipas informacionit të policisë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomati, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorve.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
Ndërkohë Mësohet se rreth 10-15 persona, kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin janë pyetur në polici për ngjarjen. Nga dëshmitë e tyre nuk janë zbuluar fakte konkrete që mund të ndihmojë për zbardhjen e ngjarjes. Autori i vrasjes nuk ka lënë gjurmë të dukshme pasi kreu krimin.
22-vjeçari Gëzim Sinomati ishte rikthyer në Vlorë për festat e fundvitit dhe do të largohej përsëri pas disa ditësh për në Belgjikë. Ai qëndronte i vetëm në banesën në katin e tretë, në një pallat në lagjen “Hajro Çakërri” pranë bulevardit të Vlorës. Autorët e kanë goditur me snajper vetëm një herë në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme nga godinat e banimit shumë pranë shtëpisë së tij. Gjatë momentit kur ndodhi vrasja lagjja “Hajro Çakërri” ka qenë pa drita. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohet as prishja e pazareve të drogës. Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Policia ka ngritur postobllok në pikat kyçe të qytetit, por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe strukturat FNSH dhe RENEA.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Dmp9kmbDvYk”]
