Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku është arrestuar 48-vjeçari A. A. pas një konflikti me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, O. D.
Sipas policisë, shkak për incidentin ka qenë ndërprerja e kontratës së punës së shtetasit A. A. në këtë institucion. Ai dyshohet se ka goditur drejtorin me grusht dhe e ka kanosur më pas përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike.
Policia ka reaguar menjëherë, duke arrestuar në flagrancë autorin.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.