Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga koordinatori juridik ndaj gjyqeve me Opozitën në lidhje me padinë e Ramës për shpifje ndaj Gazment Bardhit. Me anë të një postimi në X, Rama ka deklaruar se avokatët e Bardhit kanë kërkuar që të mos merren parasysh deklaratat e tij, pasi ato janë fakte të njohura publikisht.
Më tej sipas Ramës, gjyqi me Bardhin është ndaj shpifjeve që ky i fundit ka bërë për atë dhe për këtë duhen prova. Ndërkohë që në fund, Rama ka ironizuar gjyqin ndaj Ervin Salianjit, ky është dënuar me 1 vit burg për shpifje.
Postimi i Plotë:
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuar etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.
Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…