Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në Hagë, avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç ka ritheksuar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe se kjo është edhe pika kryesore nga ku duhet të merret vendimi.

Gjithashtu ai ngriti shqetësimin dhe theksoi se e sheh si problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.

Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds