Gjykata e Durrësit ka lënë burg 48- vjeçarin Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të prej disa vitesh.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarja Vali Qyrfyçi mëson se i akuzuari fillimit u mbroj me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca u ndërprere pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja.

Pas nisjes sërish, Gjykata vendosi masën arrest me burg, ndërsa ai i ka mohuar akuzat e të bijës.

Kujtojmë se vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *