Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e Arben Frrokut duke vendosur të rihapet procesi po në Kushtetuese. Me këtë gjykata  shfuqizon vendimin e mëparshëm të kësaj Gjykate të marrë në vitin 2018, ku ishte vendosur të mos i pranohej kërkesa Arben Frrokut.

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se i janë shkelur të drejtat.

Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr. 443, datë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Me datë 8 qershor 2017, Gjykata e Lartë, në Dhomë Këshillimi refuzoi të kalonte dosjen për shqyrtim duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Arben Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por ai u dënua në Apel më 29 qershor 2015.

Frroku u arrestua në Hollandë në prill 2016 pasi u identifikua nga gjurmët e gishtave. Ai jetonte me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa” dhe prokuroria filloi procedurat për ekstradimin e tij.

Megjithatë, nuk janë pranuar kërkesat e tjera për shpalljen të pavlefshme të dënimit të tij. Tashmë në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin ndaj tij janë kryer shkelje apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *