Gjatë vitit 2025, Gjykata Kushtetuese ka trajtuar në total 605 çështje, nga të cilat 501 ishin kërkesa të reja dhe 104 të mbartura nga periudhat e mëparshme.
Sipas të dhënave zyrtare, mesatarisht një çështje ka marrë rreth 8 muaj për t’u shqyrtuar.
Pjesa dërrmuese e kërkesave, rreth 97%, janë paraqitur nga individë, ndërsa 75% e tyre lidhen me kundërshtimin e vendimeve të gjykatave të zakonshme.
Gjatë vitit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë 86 vendime përfundimtare. Nga këto, 53 vendime janë marrë njëzëri, 28 me shumicë votash, ndërsa 4 vendime kanë mbetur pa kuorum, me ndarje votash 4-4.
