Një vendim i rëndësishëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka tronditur marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin dhe përpunimin e kërkesave për azil jashtë territorit të Bashkimit Evropian. Sipas vendimit, politika e Italisë për të dërguar emigrantët në qendra pritjeje në Shqipëri dhe për të klasifikuar vende si Bangladeshi si “të sigurta”, shkel të drejtat themelore të azilkërkuesve dhe nuk përputhet me standardet ligjore të BE-së.

Gjykata deklaroi se përdorimi i një “liste të vendeve të sigurta” nuk është i vlefshëm nëse nuk garantohet e drejta për shqyrtim gjyqësor efektiv dhe nëse klasifikimi nuk mbështetet në prova të qarta dhe të aksesueshme. Në këtë kontekst, procedurat për dërgimin e emigrantëve në qendrat shqiptare konsiderohen të padrejta dhe të pajustifikuara.

Marrëveshja, e arritur vitin e kaluar mes kryeministrit italian Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, parashikonte ndërtimin e dy qendrave të mëdha pranë Durrësit, ku do të mbaheshin emigrantët që kapen në det nga autoritetet italiane, ndërsa shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Megjithatë, përkundër propagandës politike rreth këtij plani, deri tani asnjë emigrant nuk është sistemuar në këto qendra dhe puna në terren është vonuar për shkak të sfidave ligjore dhe kundërshtimeve nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Vendimi i Gjykatës Evropiane konsiderohet nga shumë analistë si një goditje për përpjekjet e Italisë për të zhvendosur procesin e azilit jashtë kufijve të saj, dhe një precedent i rëndësishëm për vendet e tjera të BE-së që synojnë të ndjekin të njëjtin model

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *