Policia e Shqipërisë në bashkëpunim më atë të Kosovës zhvilluan një operacion të përbashkët ku u godit grupi kriminal i trafikut të armëve.

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest në burg” pa afat për 5 personat e arrestuar për trafik armësh. Sipas vendimit, lihet në burg Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Muçalliu dhe Tonin Shkami, ndërsa për Exhenio Manushin që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim më atë të Kosovës zhvilluan një operacion të përbashkët ku u godit grupi kriminal i trafikut të armëve. Në kuadër të operacionit, gjithsej u lëshuan 14 urdhër arreste.

Deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e dy shteteve shqiptare. Nga policia e Tiranës janë 10, prej të cilëve 4 më herët, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14.

Të arrestuar në Shqipëri ishin:

Euxhenio Manushi 20-vjeç (u kap me mbi 200 mijë euro kokainë)
Endri Papa 34-vjeç
Aurel Manreka 28 vjeç
Gersi Llozha 22 vjeç
Kleu Mucalliu 26-vjeç
Tonin Shkami 53-vjeç.

Nga ky aksion, u gjetën dhe u sekuestruan armë të ndryshme. 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u kapën edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds